Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Shpopullimi po godet rëndë Malësinë e Madhe, të rinjtë ikin jashtë, klasat bashkohen për të mundësuar mësimin…

ShkodraWeb 23 October, 2022
koplik pedonale

Dikur këto rrugë gumëzhinin nga të qeshurat e fëmijëve, por sot ecin në heshtje të moshuarit.

“Këtu jam në Malësi të Madhe, toka me sherebele nuk është punuar nga të rinjtë e moshës sime, por nga të moshuarit, të cilët ndryshe nga fëmijët e tyre kanë vendosur të mos largohen nga vendlindja. Kjo tokë është e bekuar, pasi në të mund të prodhohen te gjitha llojet e bimëve medicinale si dhe shegët, por mesa duket bujqësia nuk ka arritur të bindë të rinjtë që të qendrojnë.”.

Luk Lulaj, me këtë tokë rriti 4 fëmijë, por sot në shtëpi i ka mbetur vetëm një vajzë e cila është në pritje të dokumentave për t’u larguar përgjithnjë në Itali.

“Të rinjtë nuk u larguan nga dëshira, por nga pamundësia ekonomike. Mua më qan zemra, por kur t’i kesh këtu dhe s’ke mundësi që t’i blesh një palë këpucë, dorëzohem. Ata kanë bërë zgjedhjen e duhur, edhe sikur mos të kishin ik, tashmë do ishin duke u larguar.“.

Luka ka mbi një gjysmë shekulli që kultivon shereben e Malësisë së Madhe që e do Amerika.

“Unë me sherebelë kam mbjellë 20 dynym tokë, kam marë dhe tokat e vëllait që ka ikur në emihrim. Kam që 7 vjec që merem më këtë bimë. Ne me sherebelën kemi bërë shumë punë. “

Bujkut 68 vjecar sherebela që i siguronte të ardhura, sot i fal vetëm kënaqësi dhe asgjë më tepër.

“Unë merem me sherebelën sepse tokën është gjynah me e lënë bosh. Një kilogram sherebele bën 150 lekë, ndërsa një litër vaj 450 lekë, e të mos flasim për naftën. Askush nuk të jep një subvencionim.”

Braktisja e fshatit duket se më e vështirë është për ata pak fëmijë që kanë mbetur në këtë zonë, sepse fëmijëria e tyre është e vetmuar.

“Jemi dy klasa bashkë 7-8, gjithësej bëhemi 12 nxënës. Nuk luaj me shokët sepse ata janë larg, me tëpër rri në telefon. “

Shtëpitë e reja dykatëshe janë ndërtuar nga të larguarit, fatkeqësisht në banesat e reja jetojnë banorët e vjetër.

“Kanë mbetur shtëpia me dy vetë. “

Shtëpitë qendrojnë të ngritura buzë rrugës që të con në pikën kufitare të Hanit të Hotit, kjo bën që njerëz të shumtë të kalojnë në këtë fshat, por që askush nuk që të qendrojë. /TopChannel/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Kam parë një tmerr”, flet nëna e Lear Kurtit: Supozimet e mia janë këto që është i dhunuar…
Artikull pasardhës: ANALIZA – “Grupimi Alibeaj” në PD kundër primareve të shpallura nga Berisha si mundësi për akses në qeverisjen vendore

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte 14 January, 2026
  • Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë 14 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun 14 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.