Drejtuesi politik i fushatës së PD- së për Qarkun Shkodër Helidon Bushati, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Rama në qytetin më të madh verior. Në daljen e tij, Bushati ka evidentuar urrjetjen dhe përçmimin që Rama i bën Shkodrës. Ai ka thënë se Rama bën “të fortin e lagjes” por nuk bën kryeministrin.
“Shpirtin e revoltës që ekziston në Shkodër, dhe që ai nuk diti ta shuajë as me gaz dhe as me përmbytje, do ta gjejë me 25 Prill në fletët e votimit.”, ka përcjell mesazhin e tij Helidon Bushati në mbyllje të deklaratës për shtyp pas vizitës së kryeministrit Edi Rama sot në Shkodër për nisjen e procesit të vaksinimit antiCovid.