Shoqata serbo-malazeze leter Arta Marku: Te hetojne Krimet e Renda. Ndihemi te kercenuar nga akti terrorist. Letra dhe ambasades se USA e Rusise. Prokuroria nuk ka kryer veprimet e duhura hetimore, ndihemi te kercenuar dhe kerkojme ndikimin institucional te Prokurores se Pergjithshme Arta Marku, qe ngjarja e rende e 13 janarit 2018 ku mbeten 25 te plagosur prej te cileve tre ne gjendje te rende, te hetohet nga Krimet e Renda.
Nje nga te plagosurit eshte dhe anetar i shoqates Rajka Kardashevic. Kerkesa i eshte drejtuar shefes se akuzes nga shoqata e pakicave kombetare serbo-malazeze, “Rozafa-Moraça” me qender ne Shkoder. Shoqata thote se per te jane krijuar shqetesime serioze dhe nuk ndihen te sigurte per te zhvilluar aktivitetin e tyre. Ata dyshojne se jane shenjester dhe si pasoje e nje deklarate te nje prifti ne kishen e Vrakes, prifti Radomir Mikcevic qe u shpreh per Kosoven.
Ne nuk jemi njohur nga prokuroria me zhvillimet e hetimeve te ketij akti terrorist me pasoja te renda per jeten. Shoqata serbi-malazeze kerkon te mesoje nga Krimet e Renda kush eshte shenjestra e ketij krimi, prej te cilit ata theksojne se gjenden ne nje pasiguri ne rritje. Ndaj Shoqata kerkon nga zonja Marku qe te angazhoje hetimin nga Krimet e Renda sepse hetimet e deritanishme nuk kane prodhuar asnje efekt ligjor ne dobi te zbardhjes se te vertetes.
Zonja Marku si ish-prokurore ne Shkoder, ka njohje te mire per harten penale te ketij qytetit dhe perplasjet e bandave ne kete qytet. Shoqata serbo-malazese i shkruan per dijeni Kryeministrit, Presidentit, Ministrit te Brendshem, Sherbiit Informativ Shteteror, si dhe Ambasades se SHBA, ambasadave te Rusise, Serbise dhe Malit te Zi ne Tirane.