Skip to content
23 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Shpërthimi misterioz në Shkodër, OSHEE përgenjeshtron policinë për shkakun, kush është viktima 67- vjeçare

ShkodraWeb 29 December, 2025
hysni ymeri vrasja 2025

Vdekja e 67-vjeçarit Hysni Ymeri është e rrethuar nga misteri dhe vetëm përfundimi i ekspertimit mjeko-ligjor nga Policia Shkencore dhe mjekët, do të përcaktojë përfundimisht shkakun, nëse ishte lëndë plasëse apo rryma elektrike në panelet e energjisë së pallatit.

Ngjarja ndodhi në zonën e Perashit, në Shkodër, teksa ka bërë konfuzë specialistët e kriminalistikës. Për mjekët, viktima ka djegie në krah dhe kokë të shkaktuara nga rryma elektrike, kurse për Antiterrorin janë konstatuar disa gjurmë eksplozivi.

OSHEE nga ana e saj njofton se është e pamundur që një linjë 400 kilovolt të shkaktojë atë shpërthim.

Nëse ky është një akt kriminal, hetuesit përqendrohen tek pista e hakmarrjes, për shkak të të kaluarës së familjes Ymeri dhe ngjarjeve që kanë pasuar në fis gjatë 35 viteve.

Përplasja e ekspertimit paraprak mes Antiterrorit, mjekëve dhe OSHEE

Burime zyrtare nga OSHEE bëjnë me dije se, sipas verifikimeve paraprake, shpërthimi nuk dyshohet të ketë ardhur nga energjia elektrike, duke argumentuar se fuqia e shpërthimit ka qenë shumë e madhe, ndërkohë që në vendin ku ndodhi eksplodimi ndodhej një panel me matës elektrik me tension deri në 400 volt që teorikisht dhe teknikisht sipas OSHEE është e pamundur që të sjellin atë shpërthim aq të fuqishëm.

Ndërkohë, grupi i Antiterrorit, i cili erdhi nga Tirana ka kryer këyrjen e vendngjarjes dhe nuk ka konstatuar me sy të lirë mbetje të lëndëve eksplozive, por ka mbledhur materialet të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike. Analiza kimike është ajo që do ta përcaktojë nëse ka pasur apo jo tritol.

Nga ana tjetër ekspertiza mjeko ligjore në spitalin e Shkodrës pas këqyrjes së trupit të viktimës e ka përcaktuar humbjen e jetës të 67-vjeçarit për shkak të energjisë elektrike.

Sipas këtij raporti, viktima ka të dëmtuar dorën e djathtë nga kontakti me korrentin si dhe ka dëmtime në koka nga djegia ndërsa në trup është i padëmtuar. Fakti që ka dorën e djathtë të nxirë nga energjia elektrike dhe jo të majtën e cila ishte në anën e panelit elektrik kur tentoi të ngjitej në pallat, ka bindur grupin mjeko ligjor që ta përcaktojnë vdekjen nga kontakti me korrentin duke shtuar edhe djegien nga flakët në kokë.

Djali i viktimës, Alban Ymeri deklaroi për policinë se nuk kanë probleme me askënd dhe se nuk kanë pasur kërcënime.

Gjithsesi hetimet po vijojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë deri në përfundimin e ekspertizës së plotë. Analiza kimike do të jetë ajo që do vulosë nëse kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale apo kriminale.

Por kush është viktima Hysni Ymeri?

67-vjeçari është vëllai i një personi të dënuar me burg për një vrasje të ndodhur shumë vite më parë në Shkodër.

Në fillim vitet ’90 në Kiras është vrarë Shefqet Çekorja nga vëllai i viktimës që humbi jetën sot. Pas asaj ngjarje autori është arrestuar nga policia, e cila e zbardhi atë vrasje dhe është dënuar nga gjykata.

Ndërkohë disa vite më pas sipas burimeve dy familjet kanë shtrirë dorën e pajtimit. Shefqet Çekorja është vëllai i Ismet Çekores, që u vra në shtatorin e vitit 2022 në afërsi të banesës pas disa deklaratave që bëri disa ditë përpara asaj ngjarje.

Djali i Hysni Ymerit, i cili jeton jashtë Shqipërisë, ka ardhur me 25 dhjetor për shkak se nëna e tij vuan nga kanceri dhe mjekët nuk i kanë dhënë shumë kohë për jetën nënës. Edhe sot përpara ngjarjes, ai ndodhej në spital me nënën.

Dinamika, lëvizjet e viktimës, gruaja e sëmurë dhe e kaluara

67-vjeçari pasi ka pirë një kafe si çdo ditë me shokët e lagjes, është çuar nga lokali për të shkuar në shtëpi dhe më pas në spital tek bashkëshortja, por sapo është futur brenda hyrjes së pallatit në katin e parë, ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Hysni Ymeri deri në spital ka shkuar gjallë, ndërsa për pak minuta ndërroi jetë si shkak i plagëve të rënda në kokë.

Disa vite më parë djali i xhaxhait i Hysni Ymerit vrau bashkëshorten e tij dhe më pas qëlloi edhe vetveten.

Ndërkohë një kushëri tjetër, shtetasi Dritan Ymeri vrau në 2017 shtetasin Ilir Aliaj, mjek në profesion në Shkodër, pas një konflikti pronësie. Autori arriti t’i shpëtojë policisë dhe dyshohet se ndodhet jashtë Shqipërisë prej asaj kohe.

Policia po pret vendimin final të Antiterrorit, nëse ka pasur apo jo shpërthim me tritol, për t’i dhënë më pas orientimin e duhur hetimeve dhe për ta ndarë nëse është kriminale apo aksidentale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Shperthimi i kabinës elektrike në Perash të Shkodrës, humb jetën një 67- vjeçar, banor i pallatit
Artikull pasardhës: EMRI – Ndërron jetë në burgun e Lezhës 50- vjeçari, ishte i dënuar për dhunë në familje…

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
  • Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet… 23 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • EMRI – Humb jetën në aksidentin fatal në Itali, 20- vjeçari me origjinë nga Shqipëria… 23 January, 2026
  • EMRAT – Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga SPAK 22 January, 2026
  • Tifozët presin përforcime nga merkato, por Vllaznia rinovon me mbrojtësin e saj aktual deri në 2028- ën… 22 January, 2026
  • Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” 22 January, 2026
  • Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro… 22 January, 2026
  • Çeshtja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese dëgjon palët, data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen 22 January, 2026
  • VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme 22 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.