
Më datë 01.03.2018, rreth orës 01:40, në rrugën ” Shaban Bardhoshi ” jashtë murit rrethues të banesës së shtetasit K.U., ka patur një shpërthim. Nga shpërthimi ku dyshohet lëndë plasëse nuk ka dëme në njerëz e as dëme materiale.
Dyshohet se mund të jetë vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autor/it/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




