Shperthim tritoli ne nje dyqan tek ish- “5 heronjte” ne Shkoder, policia ne vendngjarje

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në sheshin e ish- “5 heronjve” ne Shkoder. Sipas të dhënave të para mësohet se tritoli i është vendosur një dyqani, shpërthimi i të cilit ka ndodhur rreth orës 02:00 duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Ndërsa nuk dihet ende pronari i subjektit, apo të tjera të dhëna nga ngjarja. Dihet vetem se tritoli i eshte vene nje dyqani qe tregton kepuce.  Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.