Një shpërthim me eksploziv ka tronditur në mesnatë fshatin Zezë të Niklës. Lënda eksploziv iu vendos një dyqani ushqimor në pronësi të Gëzim Metës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale, pasi fatmirësisht në dyqan nuk ka pasur asnjë person në atë moment.
Kjo është hera e dytë që këtij personi i vendoset eksploziv në dyqan, pasi edhe dy vite më parë iu vendos tritol. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur autorët e ngjarjes, ndërsa ka marrë në pyetje edhe pronarin e dyqanit për konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur.
Njoftimi i policisë
Më datë 23.11.2017, rreth orës 01:05 në fshatin Zezë, Njësia Administrative Nikël i është vendosur një sasi e vogël lënde eksplozive dyqanit ushqimor të shtetasit G. M. 57 vjeç.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi I pronës me eksploziv “
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!