Një skandal në radhët e politikës së Kosovës është publikuar pak më parë, pasi dashnorja e deputetit të Nismës, Haxhi Shala, ka nxjerr në rrjetet sociale disa foto private me të duke u vënë mbishkrimin “i dashuri im”. Kaq ka mjaftuar që lajmi të përhapet me shpejtësi, e sigurisht kjo është mësuar edhe nga familjarët e deputetit, ku gruaja e tij ka reaguar menjëherë duke i shkruar femrës tjetër.
Edhe pse deputeti mohoi se e njeh ose se ka lidhje me këtë vajzë, për Gazetën Express, Anxhelina ka rrëfyer të gjithë historinë e dashurisë me Haxhiun dhe kërcënimet që i ka bërë gruaja e tij.
Në disa biseda të cilat i ka publikuar Anxhelina Shala, e cila jeton në Gjermani, shihet se bashkëshortja e deputetit dhe djali i saj i kanë shkruar mesazhe kërcënuese. Anxhelina thotë se për lidhjen e tyre e ka ditur gjithë familja e deputeti Shala.