Raporto TI

Shpërthen presidenti i futbollit: Nuk merrem me drogë, askush nuk tallet me djersën time…

Humbja me shifrat 3-2 kundër Skënderbeut ka irrituar në maksimum presidentin e Kamzës, Naim Qarrin. Numri 1 i kamzalinjve në përfundim të ndeshjes ka shpërthyer kundër delegatit të ndeshjes, Denis Bastari, për shkak të vendimeve të kontestuara të arbitrit. arri pretendonte se penalltia e korçarëve nuk ishte si dhe gjithashtu një e tillë iu mohua ekipit të tij.

“Po shkatërroni djersën time. Nuk merrem me drogë unë, ato janë paratë e fëmijëve të mi. Nuk mund të tallet askush me djersën time. E kam me arbitrat, kanë pesë javë që vetëm na sulmojnë. Unë mbaj 40 burra me lekë”, ka thënë ndër të tjera Qarri.

Me humbjen e djeshme, Kamza ndodhet në vend të 7 në tabelën e klasifikimit, duke rrezikuar rënien në një kategori më poshtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *