Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Opinione

Shpërthen Ngjela: Rama është në hall me Bashën, por ta dijë mirë se sa të jetë gjallë…

ShkodraWeb 5 years ago
1

Nga Spartak Ngjela

Korrupsioni shtetëror Rama; dhe paratë e pallatit të Lulzim Bashës, janë vetë perdja që hap skenën ku do të luhet drama dhe komedia e korrupsionit shqiptar.

l.
Është turp për një shoqëri europiane të ketë një kryeministër injorant që prish pronat e të tjerëve pa gjyq, dhe që detyron shqiptarët e varfër të paguajnë tani 13 milionë Euro për prishjen e Pallatit të Lulzim Bashës – pa ligj dhe pa vendim gjykate.
Por, duke dashur që me Bashën dhe Berishën të bllokojë Reformën, Rama ka rrënë në një shqetësim patologjik, nga i cili nuk del dot, sepse, herë merr trajtën e një tragjiku plot halle, dhe herë-herë trajtën e një komiku që lutet për gjëra të mëdha; ai kuptohet se ka humbur ekuilibrin drejt një psikike të shthurur nga frika.

Këta injorantë që, njëri pas tjetrit, vinë kryeministra në Shqipëri, njëlloj si Enver Hoxha, e konsiderojnë shtetin pronën e tyre; dhe dhunën që ushtrojnë personalisht me anë të forcës së shtetit, e kanë si një lehtësim të peshës skizofrenike që iu rëndon në psikikë.

Por Rama dhe Basha nuk ishin bashkë kur Rama prishi pallatin e Bashës. Tani që janë të dy drejt falimentit të sigurt, janë bashkuar për të mundur Amerikën në Shqipëri dhe të ruajnë kështu sendin e vjedhur. (!)
Ky mund të quhet sak: Bashkimi i Marrëzisë; në një kohë kur gjithçka tani është mbyllur. Sigurisht, ky është një tipar i njohur i marrëzisë.

Mendojnë të bashkohen të dy pas dëmshpërblimit të Pallatit, sepse tani Rama e ka shpresën te revolucioni Sali.

Rama; kur i prishi pallatin Bashës, e kishte armik atë se nuk e dinte që do të vinte reforma amerikane anti korrupsion në Shqipëri, tani që e ndihmoi t’i jepte 13 milionë Euro si një kërkesë faljeje; mendon se e ka Bashën “të bashkuarin e tij nga halli i përbashkët”.
Hajde Shqipëri, hajde! Ku je katandisur kështu nga basterdimi politik i krerëve të tu!
Ja kjo është gjendja shqiptare, kur gjithmonë hajdutët drejtojnë shtetin shqiptar.
Por tani iu erdhi fundi.

Gjykata e Strasburgut shprehet se “plani urbanistik i zonës; ka dalë pasi është prishur pallati”. Atëherë, pallatin e ka prishur marrëzia e kryeministrit Rama. Po pse paratë duhet t’i paguajë shteti? Pse shteti është pronë e Ramës, apo Rama është keqbërës i shtetit?

Rezulton që Rama është keqbërës i shtetit.

Atëherë shteti, pasi të paguajë 13 milionë Euro për Bashën; duhet të ngrërë padi regresi që t’ia marrë paratë Ramës.

E shihni se kë keni kryeministër: një ronxhobonxho që tallet me paratë e shqiptarëve të varfër. Po ç’ka qenë ky neofeudal shqiptar? Kur u bë ministër kishte vetëm dy këmishë fanellate; një palë pantallona terital dhe një palë sandalle, por fle tani në një pallat luksi, kurse një milionë shqiptarë krejt të varfër e pa strehë, pasi kanë paguar pallatin e të papunit Rama, u dashkan tani të paguajnë edhe pallatin e të korruptuarit Basha.

Kjo ngjarje nuk mund ta lerë më kryeministër Ramën, sepse ky është një dëm që shtetit ia ka shkaktuar direkt ai.

ll.
Edi Rama vërtet është në hall me Bashën; por ky duhet ta dijë se shteti me një padi regresi; do t’ia marrë këtij pafilleje plot 13 milionë Eurot nga të ardhurat e tij.
Ta dijë mirë ky kaqol, se, sa të jetë gjallë; ai dhe gruaja e tij duhet të derdhin në arkën e shtetit 13 milionë Euro.

Ky është ligji civil shqiptar.
Zotëri, ka ikur koha e autokritikës së Enver Hoxhës; gjithkush që ka forcë ekzekutive në këtë vend duhet ta dijë se çdo gabim individual kundër shtetit ka koston e shpërblimit të dëmit.
Po çfarë ka ndodhur në fakt.
Nga niveli ordiner që ka në formim e tij në lidhje me shtetin dhe ligjin, Rama mendonte në fillimet e veta, në vitin 2013, se ai ishte absolut. Kjo e shtyu të prishte çdo ndërtesë që atij i dukej e paligjshme; në një kohë që nuk ka mundësi ta kuptojë një ligj; dhe prishjen e kishte atëherë si nevojë për të zbutur shqetësimin e frikës patologjike që ai e ka korolar të psikikës së tij.

Është mirë që Edi Rama ta fillojë dëmshpërblimin ndaj shtetit një ditë pasi shteti të ketë dëmshpërblyer Lulzim Bashën.

Po tani këta të dy kanë bashkë edhe një hall tjetër: a do ta mposhtin dot reformën në drejtësi Rama, Basha dhe Saliu?
Siç duket e kanë shpresën te revolucionit i Saliut.
Janë të humbur. Revolucioni ala Sali është një fëmijë sapuni. Rama i ka shpresat te Saliu kurse Basha i ka shpresat te Rama. Ndërsa këtu kemi në pah edhe 13 milionë Eurot që Rama me qejf do t’ia japë Bashës nga Arka e shtetit; por tani që po e merr vesh që shteti do t”ia kërkojë Ramës këto, nuk mund ta vijojnë dot vjedhjen aq kollaj.
Po Basha dhe vjehrri i tij, ku i gjetën paratë për të bërë një pallat?
Ja këtu fillon edhe komedia si rrjedhojë e abuzimit me pushtetin, por edhe penalizimi drastik që duhet ti vijë nga Reforma kundër komedianëve Rama dhe Basha dhe vjehrri i Bashës.

Janë të dy komedianë të një komedie: Basha vjedh shtetin dhe bën një pallat në emër të vjehrit. Rama i prish pa gjyq pallatin dhe Basha i fiton në Strasburg 13 milionë Euro. Rama; i penduar dhe i trembur nga Reforma, meqë do bashkim, ia jep nga Arka e shtetit 13 milionë Euro Bashës, dhe mendon se ka gjetur një skemë të pastër përvetësimi të vlerave monetare të shtetit. Por ja që Ramën nuk e lë Kodi Civil shqiptar i cili pranon padinë e regresit në funksion të fajësisë për shpërblimin e dëmit. Prandaj Rama duhet t’i japë shtetit nga xhepi i tij plot 13 milionë Euro. Dhe Rama do t’ia japë shtetit, por, edhe ky, ku i gjeti?

Ja! Pikërisht kjo është tabloja; por këtu del Reforma në Drejtësi që do të penalizojë Ramën për korrupsion. Prandaj, jo vetëm Basha dhe vjehrri i tij; por edhe Reforma do të vërë dorë në paratë e paligjshme të Ramës, kështu që Basha do të mbetet pa gjë sepse, edhe Basha do të jetë nën akuzë për korrupsion dhe do t’i merren të gjitha paratë që ia kanë gjetur ndërkohë. Madje do të pyetet: po vjehrri i tij, ku i ka gjetur paratë që ka ngritur pallatin?

Në fakt, ky është një Rreth vicioz – që i çon të dy këta drejt shpronësimit nën akuzë.
E pra asgjë nuk do të fitojnë…

Kështu që 13 milonë Euro që Basha pret të marrë nga shteti, do zerohen, se do t’i marrë edhe këto shteti me Reformën në Drejtësi, por shteti tani; brenda kontabilitetit të vet, njeh debitor qytetarin e penalizuar Rama; prandaj të 13 milionët e vjehrrit që po vijnë rrotull do t’i merren vetëm Ramës dhe vëllait të tij, nëse edhe këtij do t’i mbetet ndonjë grosh nga shpronësimi anti korrupsion që do t’i ndodhë domosdoshmërisht.

Ja kjo është një nga ato veprimet sa abuzive aq dhe qesharake të të korruptuarve të mëdhenj të Shqipërisë së sotme. Prandaj e analizuam.

Por ama, janë shumë të tilla; se shpejt do shihni sesi gjyshet pa asnjë grosh; iu kanë dhuruar nipave ministra e drejtorë miliona Euro e Dollarë; do shihni sesi xhaxhallarët që jetojnë gjashtë frymë në një dhomë e një guzhinë; iu kanë dhuruar nipave miliona Euro ; dhe pastaj këta; iu kanë blerë xhaxhallarëve apartamente deri në 200 m2, me paratë që iu kanë dhënë xhaxhallarët.
E pse të zgjatemi: do ta shihni vetë komedinë, por në thelb kjo është vetë shkaku i vuajtjes shqiptare. Kurse komedianët do t’i shihni vetë si do të përfundojnë: banda e Saliut do të niset drejt Arabisë; Rama mendon t’i lutet Francës ta pranojë për të futur kokën; Basha mavria do qajë dhe do kërkojë të bëhet spiun që të denoncojë Saliun; Bodia dhe Ruli pasi të dorëzojnë paratë, do të kërkojnë bashkëpunim për të treguar rrënjët e terrorizmit islamik në Shqipëri dhe paratë që i ka dhënë Saliu dhe Basha ISIS-It; Bujar Nishani do të vërtitet si një fugë për të thënë se ka qenë i grushtuar nga Saliu dhe paratë ia kanë dhënë me forcë djali dhe vajza e Saliut; Ilir Metës do t’ia marrë përsipër të gjitha e shoqja; krerët e klientelës “kapitaliste ” janë nisur që tani drejt Paqsorit nëpër ishujt ku kanë depozituar paratë që kanë ndarë me korrupsionin shtetëror; Fazlliçi mendohet se do vrasë veten – ka dhe shumë të tjera.

Por këtu ama nis edhe frika apo halli i korrupsionit sot në Shqipëri.

Ky në fakt është edhe vetë halli Rama – Basha, që këta të dy duan t’ia heqin vetes me revolucionin e Saliut.
Po Saliu?
Ky është një nga ata të akuzuarit që mendon se me frazën e tij të këputur e të çalë mund të hedhë në revolucion shqiptarët për të shpëtuar milionat që iu ka marrë shqiptarëve me korrupsion.

Por kot e kanë… këta vetëm po shtojnë dëmin ndaj vetes. Gjithçka e grabitur do të dorëzohet.
Vërtet mendojnë këta provincialë nga një cep i globit se do të mundin politikën amerikane?

Vërtet mendojnë këta se do të kenë forcë për të bindur shqiptarët që këta janë engjëjt dhe, për të shpëtuar këta engjëj, duhet djegur Shqipëria?
Kurrë!

Continue Reading

LAJM PARA: Sociologu Mertiri i përgjigjet shef Saimirit: Mesazh patetik i shefit të policisë kriminale të Shkodrës…
LAJM PAS: Kampioni shkodran i Europës, Smajlaj: Stop dopingut, po djersës dhe talentit, po stërvitjes së ndershme

TË FUNDIT

“Si u katandise more njeri… !”, Ledi Shkreli “s’i ndahet” Gjinushit: Çfarë t’u desh gjuhësia ty obobo…!
  • Kryesore

“Si u katandise more njeri… !”, Ledi Shkreli “s’i ndahet” Gjinushit: Çfarë t’u desh gjuhësia ty obobo…!

2 days ago
“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar
  • Kryesore

“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar

4 days ago
NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….
  • Kryesore

NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….

4 days ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • “21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 9 shkurt 2023…
  • Termeti që goditi Turqinë dhe Sirinë merr përmasat e katastrofës, shkon mbi 15 mijë numri i viktimave…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…

1 hour ago
“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • Aktualitet

“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…

2 hours ago
NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • Aktualitet

NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve

4 hours ago
PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…
  • Kryesore

PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.