Aktori i njohur Robert Ndrenika ka bere nje tjeter deklarate te forte sot teksa ishte i pranishem ne mbledhjen e Komisionit te Kultures, bashke me disa artiste te cilet kane paralajmeruar se nese deri diten e premte nuk do te kene nje pergjigje per pr ligjin qe e kane quajtur arbitrar i cili parashikon shembjen e Teatrit, do te uzurpojne godinen e tij.
“Me keqardhje por këtu fillon lufta, s’na dëgjon kush, s’na përfill, na përbuzin, na braktisin, jo vetëm ne si komunitet por edhe ju po ju mashtrojnë, kjo është grabitje, ka 20 vjet kjo tentativë për grabitje. Ajo tokë vërtet është e shtetit por është e komunitetit teatror, kanë lënë kockat njerëzit atje, e të vijë një ta grabisi…më falni per tonin por keto fjale i kam nga shpirti”…