Shpërthen aktori i njohur: Askush nuk e çan t*apin, zyrtarët mendojnë me kë do bëjnë qejf sonte

Si duket refleksionet që vijnë që qeveria dhe ministria e jonë e nderuar janë të pakta dhe të pafuqishme dhe mos të them të ftohta. Këta duket që nuk e din se çfarë është artisti, në thelb nuk e din  se çfarë është artisti. Një artist i joni, më i  mirë i  joni merr rrogën më të ulët se një nëpunëse thjeshtë e ministrisë së kulturës. Domethënë ky është vlerësimi që i bën shteti shqiptar, që u bënë gjithë këtyre artistëve që luftojmë me mund dhe me djersë.

Jo me kot kolegët tanë të nderuar ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk pyeti për ta, askush nuk u kujdes për ta, askush nuk e çau trapin për ta. Dhe ata ikën me një barrë pengjesh në shpirt dhe ne  duhet ti ngremë me të madhe. Mos të them që Bujar Lako jetonte në një shteti 50 metra katror, artisti ynë i madh, kurse qeveritarët tanë kanë vila nga 5 milion. Kjo është drama e madhe pasi vendin e udhëheqin hajdutët, këtë vend e drejtojnë hajdutët, prandaj nuk ka lekë për artistët nuk ka lekë për teatrin dhe ne va fusin në vrimën e miut atje tek hidrocentrali.

Edhe lekët për një dosje i marrin edhe 100 lekë për një dosje e marrin e fusin në llogari. Nuk lenë lekë në këmbë, këta janë qeveritarët tanë. Nga njëherë them pse po flas, a më dëgjon njeri. Nuk na dëgjon askush, them a përmbysë kjo hajdutëri?

Ne kemi të drejtën legjitime të zotit dhe zoti i paftë ata dhe zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre.

E kuptoj që ata e do të talën me, që do të nxjerrin gjuhën me ne. Ata mendojnë se sa do të fitojnë sot. Ku do hamë drekën dhe darkën dhe me kë do bëjnë qejf sot. Nuk mendojnë asgjë tjetër. Këto ishin ndjesitë e mia. Ne me aq sa kemi fuqi, ta mbrojmë punën tonë. /Deklaratë e aktorit të njohur Bujar Asqeriu/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *