Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Politika

“Shpërndan koncentrat për fushatë…”, PS i përgjigjet akuzave: PD në 2023- in përdori për vota bashkinë

ShkodraWeb 24 February, 2025
ps pd akuza koncentrai 2025

Kryetarja e PD- së Shkodër, Eliona Shkreli, ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale disa video dhe foto, përmes të cilave ajo mbështet idenë se Bashkia Shkodër po shpërndan koncentrat në njësitë administrative për fushatë.

“Në fshatrat e Njësive Administrative të Shkodrës ka filluar shpërndarja e koncentratit falas për bagëti të cilat shpërndahen nga kamionë pa asnjë logo, i dorëzohen kryepleqve të fshatrave të emëruar nga Benet Beci dhe pastaj kryepleqtë i shpërndajnë nëpër familje të komuniteteve që përfaqësojnë! Pamjet e postuara janë të fshatit Kuç të Njësisë Administrative “Gur i Zi” por disa ditë më parë e njëjta skemë është aplikuar edhe në fshatrat e Njësisë Administrative “Postrribë”! Siç shihet nga pamjet e siguruara nga banorë të zonës që kanë denoncuar rastin, rilindasit kanë filluar blerjen e votës përmes skemave skandaloze për të deformuar rezultatin e 11 majit në favor të tyre!”, shkruan ndër të tjera kryetarja e PD- së Eliona Shkreli.

Nuk ka vonuar as edhe reagimi, por përmes selisë së PS- së Shkodër, e cila në rrjetet sociale, ka hedhur edhe disa foto, lidhur me incidente të PD- së në zgjedhje të kaluara.

“PD vazhdon me mashtrime dhe spekulime – e vërteta është krejt ndryshe! Ta harrojë Partia Demokratike e Shkodrës që mund të bëjë krahasime me Partinë Socialiste! Në zgjedhjet e vitit 2023, Partia Demokratike përdori Bashkinë e Shkodrës dhe punonjësit e saj për blerje votash. Partia Demokratike edhe një herë po tregon fytyrën e saj të vërtetë: keqinformime, shtrembërime dhe spekulime të ulëta për të manipuluar qytetarët e Shkodrës. Shpërndarja e koncentratit është një procedurë e rregullt, në kuadër të emergjencave civile, funksion i bashkive, dhe çdo insinuatë tjetër është thjesht një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar konfuzion dhe për të mashtruar opinionin publik. Për sa i përket rastit në fjalë, ekziston edhe dokumenti përkatës, i cili është publik dhe shpjegon qartë procedurën ligjore të ndjekur. Në mungesë të vizionit dhe zgjidhjeve për qytetin, PD ka zgjedhur rrugën e gënjeshtrës dhe propagandës boshe. Shkodranët e dinë mirë kush punon për ta dhe kush merret vetëm me shpifje!”, thuhet në reagimin e PS- së Shkodër.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: 3- vjeçari ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, policia del me komunikatë për ngjarjen
Artikull pas: VIDEO – “Babai e nxorri nga spitali, të nesërmen e solli gati pa shenja jete”, spitali i Shkodrës reagon për 3- vjeçarin

TË FUNDIT

hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
xhamia tabela 2025
  • Aktualitet

“Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës…

ShkodraWeb 10 November, 2025

TË FUNDIT

  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
  • ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë… 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
xhamia tabela 2025
  • Aktualitet

“Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës…

ShkodraWeb 10 November, 2025
shtypi dites 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025…

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.