NEWS I LAJME ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Shpërndahet Kuvendi, me 89 vota pro deputetët i hapin rrugën zgjedhjeve të parakohëshme në vend…

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Për shpërndarje kanë votuar 89 pro, nderkohe qe 1 ishte kundër dhe 2 absenim. Ne salle ishin 105 deputetë të pranishëm.

Kjo seancë e jashtëzakonshme u caktua ditë më parë në kryesi të kuvendit, kjo pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit. I njëjti njoftoi për dorëheqjen e tij pas ftesës që mori për në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. Si pikë e parë e rendit të ditës ndërkaq ishte edhe votimi i marrëveshjes IPA e cila kaloi me 103 vota pro dhe asnjë kundër. Në sallë munguan deputetët e Listës Serbe.


Copyright © ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media