
Pak ditë pasi shprehu gadishmërinë e tij për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme lokale, Presidenti i vendit Ilir Meta i ka drejtuar sot ftesë partive parlamentare për konsultim.
Ftesa bëhet për të nisur konsultimet për të caktuar një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.
Disa ditë më parë kreu i shtetit u shpreh se priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të ndërmarrë një veprim të tillë.
Sipas tij në një kohë që u dha një vendim pa vendim nga Kushtetuesja, tashmë i mbetet vullnetit politik të palëve për të vendosur.




