
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin L. M., 60 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.
Po ashtu, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shpallën në kërkim shtetasen L. S., 40 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një banesë në fshatin Boriç. Punohet për kapjen e 40-vjeçares.




