
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër shpallën në kërkim shtetasit E. D., 34 vjeç dhe K. D., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.02.2026, kanë trafikuar në Shqipëri, 2 mjete (ekskavatorë) të vjedhura në Itali. Mjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 24 vjeç, banues në fshatin Dobraç, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që posedonte rezulton i vjedhur në Itali.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Gj., 22 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 01.03.2026, është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi M. L., 70 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. N., 27 vjeç, banues në fshatin Vrakë, pasi ka kallëzuar shtetasi B. M., se shtetasi O. N. ka bllokuar rrugën nëpërmjet së cilës shtetasi B. M. shkon në pronën e tij.




