FOTOLAJM – Hoqi pantallonat në studio “live”, gazetari i njohur dhe avokatja pozë me “gjethe fiku” në Lumin e Shalës…

Ndodh edhe kështu! Gazetari i njohur Alfred Lela është shfaqur në një foto që po bën xhiron e rrjetit, me një pozë të pazakontë.  Lela ka pozuar përpara aparatit fotografik apo celularit, “i veshur” duke vendosur një gjethe në pjesën e përparme të trupit. Përkrah tij, ndodhet avokatja e njohur Rudina Jasini, e cila ka mbrojtur ish-kryeministrin e Kosovës në Hagë, Ramush Haradinaj.


Duket se gazetari nuk ka komplekse për të bërë foto të tilla. Ndërsa avokatja e njohur siç shihet në foto, ka pozuar vetëm me  mbathje, ndërsa pjesën e sipërme të trupit e mbulon me gjethe. Fotot janë bërë në lumin e Shalës në zonën e Shkodrës.

Disa kohë më parë, për të treguar lëndimet nga policia, gazetari Lela uli pantallonat “live” në studio, në prani edhe të kryeministrit Rama e kolegëve të tij. Fotoja e publikuar në rrjete sociale dhe e rishpërndarë prej mediave shumë herë, tregon se Lela nuk ka asnjë paragjykim, aq më shumë në natyrë dhe në kohë pushimesh.

© ShkodraWeb Media - Të gjitha materialet në këtë faqe mund të përdoren nga media të tjera, duke përmendur emrin e burimit të informacionit nga janë marrë.

ShkodraWeb Channel