Vllaznia e futbollit te femrave ka mesuar ditën e sotme emrat e tre ekipeve me te cilat do te ndeshet ne fazen e grupeve te “Champions League”. Gjithçka ka ndodhur ne Nion te Zvicres, aty ku perfaqesuesit e te 16 ekipeve, mes te cileve edhe ai i Vllaznise- Oliver Matija, kane pritur me ankth verdiktin e goglave.
Kundërshtarët e saj do të jenë Çelsi, PSG dhe Reali i Madridit, në grupin A, i cili mund të quhet dhe si grupi i ferrit.
Grupet
Grupi A: Çelsi, PSG, Real Madrid, Vllaznia.
Grupi B: Volfsburg, Sllavia e Pragës, St. Polten, Roma.
Grupi C: Olimpik Lion, Arsenal, Juventus, Zyrih
Grupi D: Barcelona, Bajern Mynih, Rozengard, Benfika.
Ndeshja e pare do te luhet me date 19 ose 20 tetor dhe me shume te ngjare ajo do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.