Shoqërohet në polici moderatorja e njohur, u akuzua nga 64 vjeçarja se e përplasi me makinë dhe iku…

Është shoqëruar në polici prezantuesja e njohur Ilda Bejleri. Burime për dritare.net bëjnë me dije se gazetarja është shoqëruar pranë komisariatit numër 2, Tiranë, pas lajmit se përplasi me makinë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë, 64-vjeçaren E.Gj.


Policia njofton se është sekuestruar automjeti i gazetares dhe po bëhet këqyrja me ekspertët, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

LEXONI EDHE: “Ilda Bejleri më hodhi dy metra larg”, një grua e aksidentua akuzon prezantuesen për përplasjen me makinë…