Skip to content
21 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

“Shoqatat fantazem”, reagon FSHF: Ja si qendron e verteta!

ShkodraWeb 5 years ago

Federata Shqiptare e Futbollit ka 66 anëtarë të cilët në bazë të statutit mund të jenë Klube futbolli ose subjekte të cilat përfaqësojnë grupe të caktuara profesionesh apo rajone të caktuara gjeografike.

Ky numër aktual anëtarësh është vendosur me ndryshimet statutore të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF në mbledhjet e datës 26.04.2011, 28.02.2013, 28.02.2014 dhe 19.03.2015. Përmes këtyre vendimarrjeve unanime, Asambleja e Përgjithshme si autoriteti më i lartë i FSHF, në përputhje me tagrat që i jep Neni 23/m. i Statutit ka definuar listën e plotë të anëtarëve të Federatës, listë e cila nuk është kontestuar as përmes mjeteve statutore, as përmes ankimimeve gjyqësore.

Formalizimi i anëtarësisë është diskutuar në mënyrë shteruese më specifikisht në asamblenë e datës 28.02.2013, ku është bërë një fotografim i situatës së atëhershme duke u pranuar unanimisht përfshirja e të 66 anëtarëve pjesmarrës në asamble. Nga pikëpamja e organizimit të brendshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, vendimarrja e Asamblesë së Përgjithshme përbën legjitimimin e të gjithë anëtarëve në formacioni aktual. Ky vullnet është ligjëruar sakaq edhe përmes vendimeve gjyqësore që kanë regjistruar në regjistrin e OJF-ve, vendimarrjet e asamblesë.

Rezulton se vullneti i anëtarëve themelues të këtyre shoqatave është shprehur përpara noterit publik shumë kohë përpara se kjo të ishte objekt kontestimi, duke ekzistuar qysh nga viti 2011, statute, akte themelimi dhe evidenca të depozitimit prane regjistrit përkatës të gjykatës. Vendimi i gjykatës ka më tepër efekt publicitar ose deklarativ dhe nuk e prek kurrësesi për mbarëvajtjen e aktivitetit të FSHF.

Së fundmi, vlen të theksohet se këto entitete nuk janë “fantazëm” siç po përflitet rëndom në disa media por kanë mbi 20 vjet që ushtrojnë aktivitet dhe përfaqësojnë realisht pjesën më të madhe të futbollit të luajtur, që është ai amator. Ato organizojnë aktivitete në rang qarqesh dhe madje kanë edhe ekipe përfaqësuese që ndeshen midis tyre ku janë 18 ekipe përfaqësuese rajonale me 360 lojtarë dhe 48 ndeshje në sezon. Këto shoqata kanë një aktivitet të ngjeshur në seleksionimin e lojtarëve të rinj ku vetëm në periudhën Nëntor-Dhjetor 2017 janë seleksionuar 2264 lojtarë të rinj. Aktualisht janë 605 ekipe rajonale me 13.310 lojtarë të cilët zhvillojnë rreth 4840 ndeshje në sezon. Shoqatat Rajonale kanë në krye figura të nderuara të futbollit shqiptar, integriteti i të cilëve nuk mund të vihet në dyshim për interesa momentale. /Deklarate per mediat e FSHF/

Continue Reading

LAJM PARA: Shperthim me tritol ne Shkodër, 6 te plagosur dhe deme materiale
LAJM PAS: Tragjedi në Shkodër, mbytet në ujrat e lumit Kir 3- vjeçari

TË FUNDIT

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…
  • Aktualitet

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…

16 mins ago
EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • Aktualitet

EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…

1 hour ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…

9 hours ago

TË FUNDIT

  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…
  • EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • BBVIP – Ylli i Kombëtares shqiptare mbështetës i Luizit, mesazhi i veçantë për “luanin” e shtëpisë…

TË FUNDIT

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…
  • Aktualitet

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…

16 mins ago
EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • Aktualitet

EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…

1 hour ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…

1 hour ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…

9 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.