Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës dhuratë të veçantë për “banorët” e përkohshëm të Burgut të Reçit

Shoqata e Shkrmtarëve të Shkodrës ka bërë një dhuratë të veçantë për “banorët” e përkohshëm të burgut të Reçit në Malësi të Madhe. Antarët e kësaj shoqate kanë dhuruar një sasi librash, ndoshta duke krijuar kështu bibliotekën e parë në këtë institucion. Lajmin e ka dhënë vetë titullari i Burgut të Reçit, Dedë Zhivani përmes një postimi në rrjetet sociale.


PUBLIKIMI I DEDË ZHIVANIT

FALNDERIM I VEÇANTË.

Për Profesor ZIJA VUKAJ ( Kryetar I Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve të Shkodrës ), i cili i bëri këtë dhuratë të çmuar e shumë të nevojshme institucionit Tonë.

Kjo është hera e dytë, që brenda pak muajve ky personalitet i shquar i letërsisë kryen akte të tilla . FALEMINDERIT E MIRËNJOHJE TË VEÇANTË PËR JU PROFESOR E MIK I NDERUAR.

Mbështet ShkodraWeb Media

Me këtë rast ftoj edhe personalitete e intelektual të tjerë të shohin mundësin e dhurimeve të tilla, me ndikim të madhë shoqëror për kulturimin e integrimin e banorëve të përkohshëm të këtushëm. /ShkodraWeb Media/

ShkodraWeb Channel