Raporto TI

Shoqata e Kryetarëve të Bashkive reagon ndaj “dështimit të skemës së re të ndihmës ekonomike”

Jam sot përpara jush në cilësinë e Kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, natyrisht edhe si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës për të bashkëndarë me ju dhe përmes jush me qytetarët katrahurën e prodhuar nga sistemi qendror i menaxhimit të NDIHMËS EKONOMIKE.

Me ligjin e ri, të trumbetuar me aq forcë nga qeveria, sistemi i Ndihmës Ekonomike menaxhohet në nivel qendror dhe jo më në Bashki. Por dita e sotme mund të quhet një ndër ditët më të zeza për familjet në nevojë në të gjithë Shqipërinë.

Më konkretisht, ku ka dështuar sistemi i ri i zbatuar nga janari i këtij viti:

1. Sistemi nuk ka informacion te perditesuar në lidhje me personat e regjistruar pranë zyrave të punës si punëkërkues të papunë. Janë hequr padrejtësisht familje që i kanë të gjithë anëtarët të papunë.

2. Sistemi nuk ben dallimin mes punekerkuesit dhe studentit (me vertetim shkolle), pasi studenti nuk ka detyrim regjistrimi ne zyren e punesimit si punëkërkues. Kështu janë hequr nga skema padrejtësisht të gjithë familjet që kanë fëmijët student, familje të varfra dhe pa të ardhura familjare.

3. Sistemi nuk ka të dhënat e përditësuara mbi pronësinë e automjeteve. Kjo ka shkaktuar përjashtimin e padrejtë të familjeve që nuk disponojnë realisht mjete.

4. Sistemi gjeneron familje që rezultojnë me dy gjendje civile ( në dy qarqe ose në dy bashki të ndryshme). Rastet e familjeve që kanë anëtarë të burgosuar janë përjashtuar padrejtësisht.

5. Sistemi është jo transparent. Askush nuk ka informacion lidhur me kriteret e llogaritjes së pikëve. Sistemi i pikezimit nuk sqaron pamjaftueshmerine e pikeve per familjet me nje ose me më shume anetarë. Kjo ka shkaktuar konfuzion dhe revoltë për të gjithë familjet që janë përjashtuar dhe që deri më tani Bashkitë i kanë trajtuar me ndihmë ekonomike.

6. Sistemi nuk favorizon familjet njeprinderore me femije ne ngarkim. Përgjithësisht sistemi ka penalizuar gratë kryefamiljare më në nevojë.

7. Sistemi ka penalizuar një numër shumë të madh të familjeve qe kane ne perberjen e tyre persona me aftesi te kufizuar ose invalide pune.

Për ta konkretizuar dështimin e sistemit po ju përcjell disa të dhëna:


Në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive, pas konsultimit edhe me kryetarët e Bashkive te tjera, i kërkojmë qeverisë:
1- Pezullimin e menjëhershëm të kësaj skeme që në vend të zbutjes e thellon varfërinë.
2- Shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të Shërbimit Social Shtetëror për ndihmën ekonomike të muajit janar për gjithë Shqipërinë.
3- Rishikimin e kuadrit normativ për ndihmën ekonomike në koordinim dhe konsultim me Shoqatat e Bashkive. /Deklaratë e Zonjës Voltana Ademi, Kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë/

One thought on “Shoqata e Kryetarëve të Bashkive reagon ndaj “dështimit të skemës së re të ndihmës ekonomike””

  1. ME NDRYSHIMIN E LIGJIT MBI SKEMEN E NDIHMES EKONOMIKE KRYEMINISTRI SHQIPTAR EDI RAMA ME KABINETIN E TIJ SOCIALIST U KA HEQUR TE DREJTEN QINDRA E MIJERA FAMILJEVE SHQIPTARE PER TE JETUAR NE SHQIPERI /// SEPSE JU KA NDALUAR BUKEN UJIN E PIJSHEM ENERGJIN ELEKTRIKE ARSIMIN VESHEMBATHJEN SHENDETESINE JU KA NDERPRERE LIRINE DHE TE DREJTAT NE CDO DREJTIM TE JETES /// PRANDAJ I KA ARDHUR KOHA QE I GJITHE POPULLI SHQIPTAR TI DREJTOHEMI SURRELIT KU KRYEMINISTRI KA FSHEHUR BUKEN UJIN TAKSAT DHE TCDO PASURI KOMBETARE TE POPULLIT SHQIPTAR SI DHE TBANKAVE TE LINDA RAMES QE PO PASTRON PARAT E PISTA TE KABINETIT QEVERITAR SHQIPTAR DHE POPULLI PO VDES PER BUKEN TE GOJES

Comments are closed.