
Kryetarja e Bashkisë Shkodër zj. Voltana Ademi ka qënë e ftuar të marrë pjesë në konferencën përmbyllëse “Financimi i Shërbimeve Mjedisore në Nivel Vendor pas Ndarjes Administrativo-Territoriale në Shqipëri” të organizuar nga Instituti Kërkimeve Urbane (IKU), në kuadër të projektit “SENIOR II – Mbështetje për OSHC-të Mjedisore në Shqipëri”.
Zonja Ademi ka qënë e ftuar në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Gjatë punimeve të konferencës, kryebashkiakja e Shkodrës ka mbajtur fjalën e saj, duke përcjellë problematikat dhe arritjet e Bashkisë Shkodër por edhe Shoqatës që kryeson. Zonja Ademi ka theksuar ndër të tjera se sherbimet mjedisore që i janë ngarkuar Bashkive me ndarjen e re territoriale, nuk janë të rregulluara qartë me ligj. Edhe ndarja e përgjegjësive në këtë linjë në mes bashkive dhe qeverisjes qendrore, është e paqartë. Po ashtu monitorimi i gjëndjes së mjedisit nga Agjensia Kombëtare e Mjediit, është akoma e kufizuar në vetem disa bashki.
Në këtë konferencë është publikuar edhe një studim në nivel kombëtar mbi gjendjen e financimit të funksioneve të bashkive në fushën e mjedisit në Shqipëri, në harkun kohor 2016- 2019. /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Bashkisë Shkodër/