Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore

“Shndriti në çdo skenë”, ndahet nga jeta bilbili i këngës popullore, TKOB jep lajmin e trishtueshëm…

ShkodraWeb 2 years ago
1

Është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare bilbili i këngës popullore, Sali Brari. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shkruan se Brari shndriti në çdo shesh e në çdo skenë të vendit.

Njoftimi:

Lamtumirë – Bilbilit të këngës popullore Sali Brari.

Shtegtoi edhe një bilbil….

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të artistit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, këngëtari me vokalin e veçantë, artisti me aftësi të rralla, Sali Brari.

Sali Brari u lind në Tiranë më 18 maj të vitit 1935. Që në shkollën fillore u shpërfaq talenti i tij me zërin e ëmbël e të ngrohtë, duke u aktivizuar në aktivitetet muzikore të asaj periudhe. Në vitin 1956, Sali Brari u emërua këngëtar pranë Estradës së Shtetit. Me krijimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në vitin 1957, ai iu bashkua kësaj trupe, derisa sa doli në pension. Gjatë kësaj periudhe, ai kreu edhe Liceun Artistik pranë degës e kantos.

Në repertorin e Sali Brarit gjejmë një larmi këngësh popullore, këngë të përpunuara, këngë popullore të krijuara nga kompozitorët tanë, deri tek interpretimi prej tij në operetën “Vjeshtë e artë” e kompozitorit Tish Daija si dhe opera “Skënderbeu”.

Sali Brari shndriti në çdo shesh e në çdo skenë të vendit. Po aq i suksesshëm ishte edhe në turnetë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në Europë, Azi e Afrikë, duke i mahnitur të huajt me fuqinë interpretative dhe zërin aq të veçantë e melodioz. Për aktivitetin dhe kontributin e tij në fushën e interpretimit të muzikës popullore, Kuvendi Popullor e ka vlerësuar me Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të I-rë.

Në emër të drejtuesve dhe artistëve, TKOBAP i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë të artistit Sali Brari.

I përjetshëm do të mbetet kujtimi i tij!

Continue Reading

LAJM PARA: Presidenti i zgjedhur Biden konsolidon fitoren, merr fund numërimi në Arizona dhe shpallet fitues…
LAJM PAS: “Po përgatisim 95 shtretër”, flet drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Dajti: Më shumë se 30 raste në ditë kërkojnë ndihmë

TË FUNDIT

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Anëmbanë

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…

9 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

9 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

15 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

TË FUNDIT

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Anëmbanë

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…

9 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

9 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

15 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

15 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.