
Një zjarr ka rënë në mëngjesin e sotëm në afërsi të zonës së quajtur Dugajve të reja. Zjarri ka shkrumbuar një banesë 1 katëshe. Nuk dihen akoma shkaqet e rënies se zjarrit i cili ka shkrumbuar plotësisht banesën.
Në vendngjarje kane mbërritur zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, i cili ende është aktiv. Haset vështirësi për zjarrëfikëset pasi avllitë ngjitur me njëra-tjetrën e ngushtojnë rrugën.
Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!