Shkrumbohen dy banesa por shmanget më e keqja, pengohet avancimi i flakëve drejt Poligonit me municione…

Një zjarr i madh ka shkaktuar panik tek banorët e zonës së Qytet Studentit në Tiranës. Dy banesa janë shkrumbuar nga flakët e rëna rreth orës 15:20, pranë Poligonit.

Fillimisht zjarri ka rënë te shkurret dhe barishtet te Poligoni, ndërsa më pas i favorizuar edhe nga era është përhapur me shpejtësi duke përfshirë dy banesat që janë shkrumbuar. Po ashtu zjarri ka rrezikuar edhe Poligonin e qitjes që ishte shumë pranë vatrës së zjarrit. Fatmirësisht ky poligon ka shpëtuar nga flakët pasi në të kundërt mund të kishte pasoja shumë të rënda për shkak se është i mbushur me municione luftarake.

Banorët me mjete rrethanore, janë munduar të shuajnë zjarrin dhe më pas ka ndërhyrë edhe zjarrfikësja.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal