Skip to content
23 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Shkrimtari, përkthyesi dhe gjuhëtari i njohur feston ditëlindjen, Primo Shllaku personalitet që i bën nder Shkodrës

ShkodraWeb 16 December, 2025
primo.shllaku

Primo Shllaku, një emër shumë i rëndësishëm i kulturës dhe artit shqiptar, feston sot ditëlindjen. Një personalitet që i bën nder Shkodrës e Shqipërisë, ai spikat si shkrimtar, poet, përkthyes, mësimdhënës, promovues i gegnishtes dhe vlerave të saj.

Primo Shllaku u lind në Shkodër më 16 dhjetor të vitit 1947. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes. Pasi mbaron studimet në Universitetin e Tiranës për Gjuhë-Letërsi shqipe, me propozim të Pr. Dr. Eqerem Çabej, emërohet pedagog pranë këtij universiteti, por më pas emërimi anulohet.

I propozohet një vend në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit-sot Universiteti A. Xhuvani, por ai detyrohet të refuzojë për arsye se familja e tij transferohet në Shkodër. Punon si mësues në zonën e Shllakut -Shkodër, prej aty në shkollën pyjore e më pas në atë industriale. Bir i regjisorit, “Artistit të Popullit” Lec Shllaku, vëllai i aktorit Bruno Shllaku dhe nip i përkthyesit të famshëm Gjon Shllaku, në fillim të viteve ’90, Primo jetoi dhe punoi si mësues frëngjishteje në Greqi.

Prej shumë vitesh, ai është zhvendosur në Tiranë, duke dhënë kontribut përveç mësimdhënies, edhe si shkrimtar, përkthyes dhe promovues i përfshirjes së vlerave të gegnishtes në Shqipen Standarde. Ndër veprat më të rëndësishme të tij janë vëllimet poetike “Lule nate” dhe “Hana e njelmët e ditës”.

Primo Shllaku është vlerësuar me mjaft çmime për krijimtarinë e tij, teksa ka qenë pjesë e shumë jurive profesionale të artit, kulturës, letërsisë e gjuhësisë. Ai është një personalitet me vlera të shumanëshme, puna dhe krijimtaria e të cilit, ka lënë tashmë gjurmë për sot por edhe për nesër.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Kerkesa e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut, reagon kryeministri Edi Rama…
Artikull pasardhës: “Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë”, Berisha reagon pas kërkesës së SPAK në Kuvend…

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
  • Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet… 23 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • EMRI – Humb jetën në aksidentin fatal në Itali, 20- vjeçari me origjinë nga Shqipëria… 23 January, 2026
  • EMRAT – Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga SPAK 22 January, 2026
  • Tifozët presin përforcime nga merkato, por Vllaznia rinovon me mbrojtësin e saj aktual deri në 2028- ën… 22 January, 2026
  • Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” 22 January, 2026
  • Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro… 22 January, 2026
  • Çeshtja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese dëgjon palët, data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen 22 January, 2026
  • VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme 22 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.