Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga studio e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, duke komentuar shkrimin e publikuar në revistën amerikane “Mother Jones”, tha se PD mund ta hedhë në gjyq revistën pas ka abuzuar me faktet.
Basha: Po, për shtrembërim të fakteve dhe shtrembërim të imazhit të PD.
Kanë abuzuar me faktet, por janë treguar të kujdesshëm nuk nxjerrin ato konkluzione që nxjerr shtypi shqiptar këtu. Kanë treguar të kujdesshëm se e dinë pastaj që hanë gjobë.
Akuza per lidhje me ruset eshte qesharake, PD s’ka pasur dhe nuk ka kontakt te drejtperdrejte me asnje./panorama/