Një 17 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. “La Repubblica” shkruan se adoleshenti banues në Settimo Torinese, ka hyrë sot në ujërat e lumit Chiusella, në zonën e Alice Superiore dhe nuk ka dalë më i gjallë prej andej. Rreth orës 13.30 ai po lahej me dy bashkëkombës të tjerë të rinj në “Guje (GOLE) të Garavot”, por në një moment ai nuk u rishfaq. Hipoteza është se ai u mbërthye mes shkëmbinjve nën ujë. Miqtë menjëherë u vunë nën alarm dhe u përpoqën të ndërhyjnë, por më kot. Zjarrfikësit dhe ekipet e zhytësve shkuan në vendin e ngjarjes duke gjetur trupin e të riun të pa jetë.