Te dashur miq!
Sot eshte data 10 korrik 2017. Nje dite e zakonshme, e nxehte e kesaj vere. Po tentojme sot te nisim nje rrugetim me nje faqe te re ne internet qe ka kryefjale Shkodren. Nuk jemi te vetmit, as te paret dhe besojme as te fundit. Po nisim nje rrugetim per te provuar dicka te re, edhe pse e kemi provuar edhe me pare. Por jo me emrin e Shkodres,
Nje portal me shume, eshte nje mundesi me shume per te informuar. Per te informuar, por edhe per te formuar. Mbase kjo na dallon nga te tjeret ne kete start. Po, duam te formojme! Duam te formojme nje opinion, nje qendrim, nje qasje te ndryshme ndaj shoqerise, politikes pse jo edhe njerezimit. Natyrisht, eshte nje sipermarrje e madhe, por ne po e fillojme.
Nuk do te bejme mrekulli! Po e themi qe ne fillim! Mbase pas pak muajsh, nuk do te jemi me pjese e “republikes se portaleve”, te cilat po tentojne me shume force te mbizoterojne skenen e informacionit brenda e jashte Shqiperise. Do te perpiqemi te jemi nje ngjyre, edhe pse duket e veshtire teksa Krijuesi na ka dhene vetem 7 te tilla dhe te gjitha burojne nga e bardha, pasi kalojne ne nje prizem. Ky eshte qellimi yne, ne nisemi nga ngjyra e bardhe dhe me pas lexuesit te qasen si ta ndjejne ata, te zgjedhin ngjyren qe mendojne se u pershtatet me shume.
Sa here qe hapen portale, thuhet se jane ne sherbim te qytetareve. Ne po e deklarojme qarte qe ne fillim: ne jemi vetem ne sherbim te vlerave, te pozitives dhe mbizoterimit te saj ne cdo aspekt. Natyrisht, do te tentojme te jemi nje dritare e hapur. Do te bashkepunojme me te gjithe. Mund te marrim edhe informacione nga media apo portale te tjera, sespe keto jane mundesite tona, te pakten ne start. Por cdo here, ne fund te tyre do te ruajme autoresine.
Nuk po ju falenderojme sepse nuk e dime nese do te jemi ne preferencat tuaja! Po presim te kalojne disa kohe, disa dite, mbase edhe muaj. Sepse ju nuk jeni te detyruar te na pelqeni. Ne e kemi detyre te kerkojme mbeshtetjen tuaj!
ShkodraWeb.Com