Shkodrania Rozi Prendi (Kostani) cel sezonin artistik ne Teatrin Kombetar

Drama “Vdes siç vdes një vend” e autorit grek Dimitris Dimitriadis me regji të Rozi Kostanit do të çel sezonin artistik në Teatrin Kombëtar. Shfaqja eshte dhene të enjten në mbrëmje dhe eshte pritur mjaft mire nga spektatori.
Kostani ishte edhe pjesë e kësaj shfaqjeje, ku luajti me aktorin e njohur Alfred Trebicka. Kostani shpalosi përmes konceptit të psikanalizës dhe lojës së saj rrëfimin tronditës të një gruaje gjysmë-imagjinare, që merr pamjen e vendit të saj të kalbëzuar.
Në këtë dramë autori grek Dimitradis kritikon mentalitetin e grekëve të sotëm dhe atë ballkanas, që janë të dhënë pas zakoneve të vjetra psikologjike dhe ushqehen nga një traditë e vdekur, të cilën nuk përpiqen asnjëherë ta ndryshojmë.
Ndërsa regjisorja shqiptare Rozi Kostani e gjen aktualitetin e veprës edhe në Shqipëri.
Dramaturgu Dimitriadis përcjell mesazhe për grykësinë e politikanëve makbethianë dhe humbjen e arsyes kolektive së bashku me ekulibrin e mënyrës së jetuarit e të krijuarit.
“Vdes siç vdes një vend” është vepra që e kurorëzoi Dimitris Dimitriadis si një nga autorët më të spikatur të letërsisë dhe teatrit bashkëkohor europian. Krahas veprës së tij teatrale, Dimitriadis shquhet si poet, prozator, eseist dhe përkthyes.