Që në momentet e para kur u bë publike se këngëtarja Arilena Ara do të merrte pjesë në Festivalin e RTSH-së, menjëherë nëpër median rozë u paramendua se ajo mund të ishte një fituese potenciale e festivalit të muzikës së lehtë shqiptare.
Pas përfundimit të afatit për pranimin e këngëve deri në datë 10 nëntor, sot është bërë edhe përzgjedhja e tyre dhe lista është bërë publike. Ajo që vërehet në listë është mungesa e emrit të Arilena Arës . Ende nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, që e ka bërë këngëtaren të tërhiqet nga gara për festivalin, kënga e të cilit shkon në ‘’Eurosong’’.