
Hamdi Salihi është rikthyer sërish të bëjë shpëtimtarin për skuadrën e tij, Neustadt. Sulmuesi shqiptar në takimin kundër Wattens, ka arritur që në minutën e 82 të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 2-2.
Me golin e shënuar të Salihit, Neustadt, do të qëndrojë të paktën edhe për një javë në vendin e dytë, pozicion që të ngjit direkt në kategorinë e parë Austriake.
Gjithashtu me këtë gol shkodrani shkëputet +2 në renditjet për golashënues. Vendin e dytë e mban futbollisti i Ried, Chabbi, me 15 gola.







