
Nje nga kater futbollistet shkodrane qe eshte grumbulluar ne kombetare se fundmi, ka rezultuat i pafat.
Armando Vajushi e ka braktisur menjëherë grumbullimin me Kombëtaren e Shqipërisë, që në ditën e parë të saj.
Sulmuesi që ishte i huazuar tek Avelino deri në fund të këtij sezoni, nga ekipi i Pro Verçelit, zbriti i dëmtuar në fushën e stërvitjes, por qëndroi vetëm për pak minuta, duke mbajtur me dorë kofshën e tij të dëmtuar.
Siç raporton Supersport, për të mund të merret vendimi të lihet i lirë nga grumbullimi, pasi riaftësimi mund të jetë i pamundur brenda këtyre pak ditëve. Edhe Panuçi komunikoi për disa minuta me sulmuesin, dhe mori më pas këtë vendim.