Në konferencën e parë vjetore shqiptare të Traumës dhe Kirurgjisë së Emergjencave, ku morën pjesë specialistë të njohur nga dhjetëra vende të botës për të dhënë eksperiencat e tyre në krirugji dhe diagnostifikimin e sëmundjeve të rënda është përkujtuar edhe një nga figurat më të njohura të mjekësisë shqiptare Doktor Frederik Shiroka.
“Dr. Frederik Shiroka ben pjesë tek plejada e mjekëve të shquar shqiptarë që studiuan jashtë vendit dhe dhanë një kontribut të madh profesional e humanist në vendin e tyre. Vepra e doktor Shirokës është sjellë me një mirënjohje njerëzore, si eksperience e vyer, si shëmbëlltyrë e së mirës që frymëzon dhe do të jetë e pavdekshme për të gjitha gjeneratat.
Armata e mjekëve dhe e kirurgëve të sotëm shqiptarë me aftësi të lartë në profesion, me kulturë të gjerë e vizion të qartë për të ardhmen, grinden e përleshen çdo ditë me vdekjen, për të kursyer sa më shumë jetë njerëzish, gjë që u tregua konkretisht këto vite që po jetojmë. Kjo pra është trashëgimi e madhe dhe e këtyre bijve të kombit që betimin e Hipokratit që bënë në universitet – deri në ditët e sotme dhe kjo i bën ata të jenë të pavdekshme”, tha Tartari.
Frederik Shiroka i lindur në qytetin e Shkodrës është përkujtuar përmes një dokumentari, ku është rrëfyer e gjithë jeta e tij. Dokotor Shiroka lindi në nje familje të njohur per tradita patriotike. Vetë historia e familjes Shiroka flet për breza të tërë patriotësh që kanë kontribuuar për Shqipërinë. Shumë njerëz të shquar te familjes si Ndrek Shiroka, Engjell Shiroka (kryearkitekti i Beratit), Filip Shiroka e Vaso Pasha etj ishin krenaria e vendit dhe frymëzim i jetës së tij. Dr. Frederik Shiroka ishte një Nene Terezë e dyte për Shqipërinë, tha ndër të tjera doktor Flamur Tartari duke kujtuar se ai ia kushtoi jeten e tij vetëm zhvillimit te Kirurgjise Shqiptare në dobi të popullit të tij. Frederik Shiroka punoi pa u lodhur natë e ditë për 20 vjet si kirurg dhe përgatiti breza të nderuar të kirurgjisë shqiptare.