Pak ditë më parë, në një prononcim, Erald Lakti shprehu dëshirën që të kryente fazën përgatitore me skuadrën e parë të Fiorentinës. Në fakt, ka qenë trajneri Montela që ia ka realizuar këtë dëshirë. Mesfushori i Kombëtares U-20 të Shqipërisë është në listën e futbollistëve që do të startojnë nga puna nën drejtimin e Vinçenco Montelës për të përgatitur sezonin e ri. Kapiteni i skuadrës së 19 -vjeçarëve të Fiorentinës ka bërë një sezon personal pozitiv dhe në këtë mënyrë duket se ka fituar besimin e klubit, që krahas kontratës afatgjatë, ta afrojë edhe me ekipin e parë për të marrë eksperiencën dhe përgatitjen e duhur.
Tanimë, pritet nëse ai do të udhëtojë pak ditë më vonë me ekipin drejt Amerikës, ku edhe janë planifikuar disa ndeshje miqësore. Lakti pritet që këtë sezon të afrohet më shpesh në ekipin A.