
Një 28 vjeçar nga Shkodra është në telashe dhe në kërkim nga policia e Cërrikut, për vepren penale “Shkatërrimi i pronës”.
Mësohet se i riu, i ka thyer me levë pasqyrën e mjetit tip “Benz”, një shtetasi me inicialet A. C.
Sipas bluve, 28-vjeçari, i cili është shpallur në kërkim, është larguar nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Porche”.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. C., 28 vjeç, banues në Shkodër, për vepren penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka thyer me levë pasqyrën e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C. 28-vjeçari, i cili është shpallur në kërkim, është larguar nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Porche”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!