Sot Edi Reja ka publikuar listën e Kombëtares me futbollistët e gatshëm që do të ketë për dy ndeshjet zyrtare ndaj Islandës dhe Moldavisë që luhen pak ditë më vonë. Në prag të këtyre takimeve, Reja ka grumbulluar një numër të lartë futbollistësh në Durrës, megjithatë nuk e kanë të sigurt të gjithë vendin.
Siç pritej, në listë kishte edhe risi e madje jo pak çudira. Sipas listës tashmë publike, një nga risitë në Kombëtare është grumbullimi i talentit 19-vjeçar shkodran Marash Kumbulla.
Mbrojtësi që është pjesë e Helas Veronës në Itali, do të jetë pjesë e të rriturëve megjithëse ka qenë i dëmtuar dhe ka pasur pak hapësira në kampionat.
Sakaq, dyshja e Partizanit, Telushi-Trashi do të rikthehen në shtëpi pasi asnjëri nuk është në listën e Rejas. Sakaq, do të mungojnë edhe futbollistët më në formë të momentit, Endri Çekiçi dhe Taulant Seferi, duke iu shtuar edhe ato që janë të dëmtuar ndërkohë që është rikthyer në Kombëtare, Cikalleshi.