Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Personazh
  • Sport

Shkodranët nisin punën për transferimin e sulmuesit të Kombëtares, Vllaznia tenton rikthimin e bujshëm…

ShkodraWeb 1 month ago
832

Bekim Balaj rikthehet si opsion për Vllazninë. I tentuar disa herë nga presidenti Alban Xhaferi në të kaluarën, duket se tashmë në merkaton e janarit është pikërisht momenti i duhur që sulmuesi të joshet. Në fakt, dje vetë shkodrani ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se është larguar nga klubi turk, Ankara Keçiorenguçu. Balaj iu bashkua skuadrës së Ligës së Parë (niveli i dytë i futbollit në Turqi) në verën e këtij viti, ndërsa në 13 ndeshje të luajtura në kampionat, shënoi vetëm një gol.

Shtatlarti 31-vjeçar ka pasur statistika të mira vetëm në Kupën e Turqisë, ku në dy ndeshje të luajtura shënoi dy gola. Megjithatë, kontrata e shkodranit me Ankara Keçiorenguçu u prish para kohe dhe tashmë Balaj është një futbollist i lirë në treg.

Raporti i tij me presidentin e klubit shkodran mësohet se është mjaft i mirë dhe në të kaluarën ka qenë vetë Xhaferi ai që ka deklaruar se është munduar të bindë Balajn të rivishet kuqeblu.

Në këtë moment Vllaznia ka shumë nevojë për një sulmues me peshë, për vetë faktin se në pjesën e parë të sezonit kroati Aralica dhe braziliani Kaina nuk kanë bindur. Mbetet për t’u parë nëse sulmuesi do të rikthehet në Shkodër pas plot 12 vitesh larg Vllaznisë.

Mësohet se kontaktet kanë nisur, por çdo gjë tashmë varet nga vetë lojtari, teksa do të shqyrtojë ofertat.

LARGIMET DHE KONTRATAT

Ante Aralica, Kaina Nunjesh, Elvedin Heriç dhe Kristjan Vulaj. Këta janë emrat më të përfolur për të lënë Vllazninë në muajin janar. “Panorama Sport” mëson se drejtuesit kanë bërë një mbledhje së fundmi me trajnerin Mirel Josa, duke diskutuar për largimet e mundshme.

Mirëpo, nga burime në klub mësohet se kreut të pankinës i është bërë e ditur se me disa prej lojtarëve që janë jashtë planeve të tij është shumë e vështirë zgjidhja e kontratës në këtë moment. Aralica, Kaina dhe Heriç janë të lidhur deri në fund të këtij sezoni, ndërsa Vulajt i mbeten edhe dy vite kontratë.

Klubi kërkon zgjidhje konsensuale, por futbollistët për momentin kanë bërë kërkesa që nuk plotësohen dot nga Vllaznia. Kaina ka kërkuar vetë largimin, por drejtuesit nuk duan të nxitohen, pasi mund të mbeten pa sulmues në muajin janar. /Nga Admir URUÇI/

Continue Reading

LAJM PARA: “Nuk jam unë person që duhet t’i sqarojë…”, Elhaida Dani sqaron pozicionin e saj për lidhjen me Ledian Agalliaj
LAJM PAS: EMRI – I jep fund jetës duke u vetëvarur me çarçaf në burg, 20 vjeçari shqiptar në Itali ndërron jetë në spital

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…

45 mins ago
“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • Aktualitet

“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…

2 hours ago
NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • Aktualitet

NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve

4 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • “21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 9 shkurt 2023…
  • Termeti që goditi Turqinë dhe Sirinë merr përmasat e katastrofës, shkon mbi 15 mijë numri i viktimave…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…

45 mins ago
“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • Aktualitet

“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…

2 hours ago
NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • Aktualitet

NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve

4 hours ago
PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…
  • Kryesore

PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.