“Shkodranët janë më të varfër sot…”, deputetja Emilia Koliqi reagon pas rritjes së çmimit të bukës…

Shkodranët janë më të varfër sot. Rritja e çmimit të bukës në treg, një kosto më e lartë për familjet, të cilat kanë të ardhurat më të ulta në rajon dhe shpenzojnë më shumë për t’u ushqyer.

Buka është një nga produktet kryesore të shportës së ushqimeve në vend dhe ka peshë në shpenzimet e familjeve shqiptare.
Në qarkun e Shkodrës, të ardhurat vjetore për frymë janë 427.1 mijë lekë, duke u renditur në qarqet më të varfëra të Shqipërisë krahas Kukësit, Lezhës, Elbasanit.


Inflacioni vazhdon të rritet me një vlerë mesatare 3.4% në vit dhe çmimet më të larta i kanë produktet ushqimore.

Çmimi i miellit u rrit me 15 % brenda 1 jave në tregun vendas,por nuk ka asnjë vemëndje nga qeveria, e cila po i rrënon qytetarët dhe po i detyron përditë e me shumë të marrin rrugën e emigracionit. /Publikuar në Facebook nga Emilia KOLIQI, deputete e zgjedhur e PD- së Shkodër/