Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Shkodra, zona më përhapjen më të gjerë të kultivimit të kanabisit”, VoA: Favorizohet nga terreni malor…

ShkodraWeb 8 October, 2023
kanabis me dron

Alpet e Shqipërisë, me bukuritë natyrore, po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë të aventurës, por edhe trafikantë dhe kultivues të bimëve narkotike. Për vetë terrenin malor, vështirësitë e infrastrukturës rrugore, shpopullimit, por edhe vështirësive të kontrollit të territorit nga ana e vendorëve dhe policisë, Alpet janë shndërruar në një terren të favorshëm për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa. Vetëm gjatë 5 muajve të fundit, përmes operacionit “Alpe të Pastra”, zhvilluar në 18 faza me përfshirjen e qindra forcave dhe mjeteve të policisë, janë zbuluar 132 raste kultivimi dhe asgjësuar më shumë se 76 mijë bimë narkotike, arrestuar 9 autorë të dyshuar për kultivimin e tyre, si dhe shpallur në kërkim 11 shtetas të tjerë.

Zona më e prekur nga kultivimi i bimëve narkotike është ajo e Dukagjinit, me fshatrat e njësive administrative Shalë, Shosh e Pult, ku ky fenomen po rrit edhe përmasat e kriminalitetit. Në këtë zonë, që nga fundi i qershorit, janë vrarë tre persona dhe plagosur një tjetër, krime këto të dyshuara se lidhen me fenomenin e kultivimit te bimëve narkotike.

Në të gjithë Qarkun e Shkodrës, ku përfshihen 5 bashki, deri tani janë zbuluar dhe asgjësuar 197 mijë bimë dhe fidanë cannabisi, sasi kjo që është sa rreth 62 përqind e bimëve narkotike të asgjësuara këtë vit në gjithë territorin e vendit. Kjo e bën Qarkun e Shkodrës zonën më problematike përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia e shtetit, deri në fillim të muajit shtator, në Shqipëri ishin zbuluar dhe asgjësuar gati 290 mijë bimë dhe fidanë të bimëve narkotike si dhe ishin arrestuar 111 kultivues të tyre. Por burime vendore pohojnë se sasia e bimëve narkotike, kultivuar këtë vit në territorin e vendit, është shumë më e madhe se ajo që ka zbuluar deri tani policia. /VOA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Lutjet tona për vëllezërit tanë në Palestinë…”, lufta mes Izraelit dhe Hamas, reagon Myftinia e Shkodrës…
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 tetor 2023…

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.