Sipas njoftimit për mediat i Komisionit të Mbrojtjes Civile të qarkut Shkodër, njoftohet se: Nga NJVKSH- ja Shkodër informohet se sot jane konfirmuar 12 raste pozitiv Covid-19, raste prej tamponave të marrë me datë 16 qershor 2020. Rastet janë me simptoma të lehta dhe të izoluara në banesë .
Në total në Bashkitë Shkodër dhe Vau-Dejës, shkon në 209 numri i pacientëve të infektuar me Covid- 19. Vazhdon hetimi aktiv epidemiologjik dhe marrja e mostrave për rastet e dyshuara nga NJVKSH-ja në Bashkine Shkoder. Sot u moren 14 tamponë u derguan në ISHP në Tiranë.
Nga NJVKSH- ja Pukë, informohet se qe nga data 1 qershor deri sot me 17 qershor, 16 raste pozitiv Covid-19, prej të cilave 2 raste të reja të shtuara sot. Ndërkohe një person është shëruar dhe ka lene spitalin mbreme. Një pacient është në kujdes shendetësor në spitalin Covid-19 në Tiranë, ndërsa 13 prej tyre janë në izolim në kushte shtëpie me simptoma të lehta deri ne asimptomatik, nderkohë sot nuk janë marrë tampona.
Nderkohe nga NJVKSH-të në Pukë dhe Fushë Arrëz në bashkëpunim me strukturat e DVP dhe ISHSH, vijojne kontrollet e subjekteve me grupe pune për konstatimin e respektimit te distancimit dhe zbatimin e rregullave te sigurise.
Sipas Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe NJVKSH-së aty, të gjithë personat e deklaruar të ardhur nga shtete me prani virusi janë nën kontroll intensiv dhe nuk paraqesin probleme.
Nga Spitali Rajonal Shkodër, informohet se 24 orët e fundit janë trajtuar 65 raste nga urgjenca, prej të cilave 1 rast i dyshuar për Covid-19 i cili po ndiqet sipas protokollit.
Në bashkëpunim me Policinë dhe NJVKSH-në, u kontrolluan personat e prekur me Covid-19 për respektimin e karantinës.Në bazë të listës së patrullës së Policisë, u kontaktua 1 familje në të cilën kishte rezultuar pozitiv 6 persona me covid-19. Personat e kontaktuar ndodheshin në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e izolimit. Inspektimet do të vazhdojnë edhe në orët e pasdites. /ShkodraWeb Media/