Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika

“Shkodra të kthehet në një qendër kombëtare të kulturës”, Benet Beci tregon 7 projektet strategjike për bashkinë…

ShkodraWeb 29 April, 2023
benet beci muzeumet 2023

Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër: Trashëgimia e pasur kulturore është në zemër të identitetit të Shkodrës. Kur investojmë për trashëgiminë nxjerrim në pah kulturën tonë të pasur. Nga ana tjetër ne duam që Shkodra të kthehet në një qendër kombëtare të kulturës e për këtë arsye do të krijojmë të gjitha kushtet për lulëzimin e një kulture krijuese siç i ka hije Shkodrës. Ekonomia e fortë krijon kulturë, por edhe kultura krijon ekonomi.

Në programin tonë do të konsolidojmë dy pole kulturore për Shkodrën, të cilat do të jenë nga njëra anë forcim i krenarisë dhe identitetit tonë dhe nga ana tjetër forcimi i produktit turistik.

Poli i qendrës së qytetit përfshin një itinerar kulturor që zbulon pasuritë e jashtëzakonshme materiale e jomateriale të qytetit me muzetë dhe pikat e rëndësishme të qytetit si Teatri “Migjeni”, Muzeu Marubi, Muzeu etnografik, shtëpia e Oso Kukës , Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës, Kulla e Inglizit etj.
Përveç këtyre atraksioneve publike, angazhohemi për të krijuar rrjetin e shtëpive të hapura ku do të mbështesim me grante falas nga bashkia e burime të tjera shtëpi të vjetra të familjeve shkodrane që mund të jenë të hapura në orare apo ditë të caktuara për vizitorët për të treguar copëza historie të mrekullueshme të qytetit.

Investime kryesore ne polin e qendrës së qytetit do të jenë:

– Rikonstruksion përfundimtar i Teatrit “Migjeni” dhe krijimi i një muzeu brenda tij si tribut për plejadën e jashtëzakonshëm që ka krijuar e sjellë ndër vite ky tempull, i vetmi në të gjithë veriun e Shqipërisë
– Rikonstruksion i muzeut historik-etnografik te shtëpia e Oso Kukës
– Mbështetje për dhjetë shtëpi të vjetra shkodrane, pjesë e rrjetit të shtëpive të hapura
– Konceptimi i muzeut të Kol Idromenos.

Poli i hyrjes së qytetit është poli i qytetit të vjetër me një grup atraksionesh të jashtëzakonshme kulturore e natyrore ku përfshihen Kalaja e Shkodrës dhe Muzeu Historik brenda saj, Muzeu i lundrimit, Muzeu i Liqenit “Foleja”.

Investime kryesore në polin e hyrjes së qytetit do të jenë:

– Rikonstruksioni i Muzeut Historik të Shkodrës në kala
– Muzeu i ri i lundrimit, një tribut i jashtëzakonshëm për historinë e lundrimit në liqen e Bunë dhe pazarit të Shkodrës
– Muzeu i ri i Liqenit “Foleja” në Shirokë si një vlerë e shtuar e atraksionit të liqenit, por dhe e mënyrës së jetesës.

Përveç ndërhyrjeve në infrastrukturë dhe investime për kulturën dhe institucionet e saj, rinovim e risi do të ketë edhe në menaxhimin e tyre, promovimin dhe patentimin e veprimtarive që zhvillohen në Shkodër. Për këtë arsye parashikoj ngritjen e një bordi këshillimor që ndikon në strategjinë e kulturës, turizmit dhe promovimit të qytetit, menaxhimin e institucioneve të varësisë, ashtu edhe në ngritjen e një fondi për mbështetjen e veprimtarive nga artistë të rinj e të pavarur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Pritja që na rezervojnë banorët, mesazhi më i bukur i fitores në 14 maj”, Bardh Spahia me banorët e grupseksionit 1/3
Artikull pas: “Investim i cili do t’i jape frymë kësaj zone”, Kristian Shkreli takime në Karmë: Rruga e Komanit do të bëhët…

TË FUNDIT

hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
xhamia tabela 2025
  • Aktualitet

“Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës…

ShkodraWeb 10 November, 2025

TË FUNDIT

  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
  • ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë… 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
xhamia tabela 2025
  • Aktualitet

“Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës…

ShkodraWeb 10 November, 2025
shtypi dites 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025…

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.