Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi propozon thirrjen e një tryeze konsultative të deputetëve të zgjedhur të Qarkut të Shkodrës, drejtues të institucioneve vendore atje dhe intelektualëve të qytetit.
Sipas tij, synimi i tryezës duhet të jetë gjetja e një zgjidhje të përkohshme për administrimin lokal deri në zhvillimin e zgjedhjeve për bashkinë Shkodër bazuar mbi modelin tranzitiv te vitit 1991.
Postimi i plotë:
Thirrja e fundit per t’u ndalur dhe per t’u shperbashkuar nga Aventura Uzurpuese e Bashkise Shkoder i drejtohet cdo individi te perfshire spontanisht ne listat e 30 qershorit te PS.
Cdo ecje e matejshme, ne menyre te njeanshme drejt dy ndertesave simbol te autonomise sone vendore, ju ngarkon me pergjegjesi para bashkesise per thyerje te marreveshjeve nderkomunitare. Nuk asht aspak e ndershme dhe e ligjshme ta mendoni veten si perfaqesues te Parlamentit Krahinor, kur 93% e zgjedhesve ju ka refuzuar ne aventuren tuaj.
Neser, faji juaj mund te jete i pandreqshem. Askush nuk mund te thote ma se “nuk dinim cfare po banim”. Askush nuk mund te shkarkohet nga pergjegjesia neser, vetem e vetem se ishte i pandergjeshem sot, kur u ul ne vendin e pamerituar. Do te mbani mbi supe fajin e veprimeve aventureske, ne keto dite te erreta te historise sone te trazueme.
Prefektit te Shkodres i kerkoj, te ndale menjehere cdo nisme per thirrjen pa miratim komunitar te forumit artificial, te dale nga pakica e paperfillshme e elektoratit shkodran ne procesin e montuar zgjedhor.
Veprimi i keshillueshem eshte thirrja e tryezes konsultative te deputeteve te zgjedhur te Qarkut Shkoder, disa prej intelektualeve te spikatur te qytetit dhe krahines, si dhe drejtuesve te institucioneve vendore, qe kane nje rol ne jeten e perditshme qytetare. Synimi i tryezes duhet te jete gjetja e nje Zgjidhjeje te Perkohshme per administrimin e puneve, deri ne mbajtjen e akorduar te zgjedhjeve krahinore pluraliste per Bashkine Shkoder, bazuar mbi modelin tranzitiv te vitit 1991.
Kriza e Dypushteteve ka zbritur nga Tirana ne dyert e Shkodres, por ajo duhet te kthehet mbrapsht, aty ku ka nisur, pa trazuar jeten e perditshme te nje qyteti qe nuk meriton t’i riciklohen krizat e prodhueme larg saj.