Skip to content
1 April, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Vendore 2023

“Shkodra qytet i urave, ka mbetur ‘peng’ i politikës”, Benet Beci: Do transformojmë qytetin, digat e HEC- eve

ShkodraWeb 2 years ago

Kandidati i Partisë Socialiste në Shkodër, Benet Beci tha se Shkodra deri më sot ka mbetur ‘peng’ i politikës dhe se mungesa e investimeve dhe projekteve në të ka bërë që ajo të humbasë shkëlqimin e saj të dikurshëm.

Në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, Beci tha se qëllimi i tij në skuadrën e PS është pikërisht se si të gjeje rrugën e komunikimit dhe bashkëpunimit në mënyrë që Shkodra të kthehet në një pikë turistike me të gjitha potencialet që jo ofron dhe qyteti të transformohet tërësisht në mënyrë që të nxitet ekonomia dhe punësimi.

I renditur i 3-i në listën e PS në Shkodër, Beci tha se Shkodra është qyteti i urave dhe se në 4 vitet e ardhshme në të do të punohet për ta kthyer në një qytet dinamik, do të ndihmohet industria e lehtë dhe se investimet në të do të nisin që nga hyrja e Shkodrës për t’i rikthyer identitetin qytetit.

“Shkodrën duam ta bëjmë më dinamike, ka një ecje më të avashtë të saj vitet e fundit për shkak të konflikteve politike, por mendoj se nuk ka më as kohë dhe as arsye që Shkodra të mbetet peng i diskutimeve politike. Kjo është edhe detyra ime në skuadrën e PS. Ajo që kemi bërë në gjithë Shqipërinë ne do ta bëjnë këtë 4-vjeçar në Shkodër. Kemi investuar rreth Shkodrës shumë, ajo që më intereson mua është se si të gjejmë rrugën se si të bashkëpunojmë.

Nuk fajësoj asnjë po Shkodra ka mbetur ashtu siç është për shkak të politikës dhe aty duhet të kemi ura. Shkodra është simbol i urave, dhe psikologjikisht nuk mund të mbetet si një vend i mbyllur që të mos pranojë bashkëpunimin. Shkodra nuk ka arritur të ketë energjinë e një qyteti që ecën me dinamizmin e kohës dhe të ketë investimeve të duhura. Shkodra sot nuk ka arritur të marrë dot këtë siç është bërë në Korçë. Duhet ecur me turizmin dhe me disa investime fillon e merr jetë dhe industria e lehtë që është e nevojshëm të suportohet dhe ndihmohet dhe infrastruktura e qytetit duhet të ndryshojë që nga hyrja e saj dhe të marrë qyteti identitet. në fund të gjitha këto do të sjellin rritje të mirëqenies dhe ekonomisë në Shkodër”, tha Beci.

Administrator i KESH, Benet Beci foli edhe për projektin që digat e vendit të kthehen në potenciale turistike jo vetëm për të vlerësuar dhe nderuar punë e atyre që kanë ndërtuar këto vepra madhore, por edhe si pika atraksioni turiste që do të forcojnë ekonominë e zonës.

“Historia e ndërtimit të HEC-ve është historia e një periudhë kohore të vetë Shqipërisë. Kthimi i digave në një atraksion dhe në një memorial të atyre që i kanë bërë dhe ndërtuar ka një efekt të shumëfishtë, jo vetëm të kujtime të tyre por dhe të vizitorëve duke treguar se çfarë është në gjendje të bëjë ky komb dhe kthehet në një atraksion turistik të jashtëzakonshëm”, tha Beci.

Continue Reading

LAJM PARA: “E njoh fort mirë Tom Doshin”, Pandeli Majko: Është nga fshati i gruas sime, të vertetat janë policore, unë jam…
LAJM PAS: “Rrezikojnë izolimin total”, kandidatja Lindita Metaliaj: 1500 banorë në Malecaj, zona e Torovicës në Lezhë…

TË FUNDIT

VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…
  • Kryesore

VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…

2 hours ago
VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…
  • Kryesore

VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…

2 hours ago
“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • Kryesore

“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit

3 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…
  • VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…
  • “Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • “Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • “Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • “Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5

TË FUNDIT

VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…
  • Kryesore

VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…

2 hours ago
VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…
  • Kryesore

VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…

2 hours ago
“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • Kryesore

“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit

3 hours ago
“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • Kryesore

“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.