Shqipëria duket se po rrit një talent premtues edhe në sportin e tenisit. Talenti është një vajzë shkodrane, e në familje mjekësh të njohur që mesa duket ka pasion tenisin. Ajo quhet Gresi Bajri dhe është vajza e Luan e Aida Bajri. Gresi ka arritur në finalen e turneut Tennis Europe Shkup për moshat deri në U-14.
Lajmin e ka dhënë Shkodra Tennis Club, përmes një postimi në faqen në Facebook, ku përveç fotove, shkruhet:
“GRESI BAJRI ne Finale te turneut Tennis Europe Shkup – U-14, sukses qe nuk eshte arrit ndonjehere me pare nga asnje garues(e) qe perfaqsone Shqiperine ne sportin e Tennisit.
Gresi deri ne finale mundi ne tre ndeshjet e saja duke mos humbur asnje set, neser ne finale do te perballet me lojtaren nga Serbia Elena Milutinovic.
I urojme Gresit sukses neser dhe shpresojme ne fitore.”. ShkodraWeb Media i uron suksese në këtë turne Gresit dhe sigurisht, sa më shumë suksese në rrugëtimin e sapo nisur. /ShkodraWeb Media/