
Shkodra eshte kthyer ne nje pike te preferuar te imigranteve siriane qe kerkojne te kalojne drejt Europes. Pasi futen nga Greqia si te paligjshem apo sipas rregullave, ata tentojne te ngjiten ne Veri qe permes Malit te Zi te kalojne ne Kroaci, Slloveni e me pas drejt Italise e Europes. Duket se eshte kthyer ne bisnes dhe tashme mund te thuhet se ka rrjete te mirefillta qe fitojne miliona. Vetem 24 oret e fundit ne Shkoder jane kapur 39 siriane qe tentonin te kalonin ilegalisht drejt Malit te Zi. Ata qe kapen, rikthehen edhe nje here ne Babrru tek qendra e azilkerkuesve. Ne nje shtet ku vete shqiptaret kerkojne te emigrojne mase, eshte e qarte se edhe sirianet tentojne ta lene Shqiperine. Me poshte njoftimet e policise per rastet e fundit.
”Më datë 10 e 11.06.2018, në qytetin e Shkodrës, në vendin e quajtur “Shina-Hidrovor”, Han i Hotit, janë kapur 34 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm. Nga intervistimi ka rezultuar se 31 janë larguar nga QKPA ndërsa 3 prej tyre kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë nga Kakavija. Në përfundim të procedurave u dërguan në QKP, të Azilkërkuesve, Babrru, Tiranë.
Më datë 11.06.2018, në Hani i Hotit në afërsi të vendit të quajtur ‘Gryka e Shegës’, kanë kapur shtetasit e huaj, imigrantë të paligjshëm, larguar nga Q.K.P.A Babrru, F.G., M.M., H.M., B.K., dhe M.M., vjeç 18, 20, 21, 21 e 23, lindur në Siri. Në përfundim të procedurave shtetasit u ridërguan në Q.K.P. të Azilkërkuesve Babrru.”.