Situata e COVID19 në vendin tonë vijon të jetë serioze. Vetëm në 24 orë kanë humbur jetën 4 pacientë, duke e çuar në 93 numrin e jetëve të humbura.
Shkodra vazhdon të ketë raste të humbjes së jetës duke e ngritur numrin total në 15 nga fillimi i pandemisë. Edhe sot fatkeqësisht, raportohet për një nga katër rastet.
Dy prej viktimave janë 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.
Ndërkohë, Ministria e Shendetësisë përsërit apelet për respektimin e masave parandaluese, veçanërisht për ata që janë me pushime në plazhe. Situata është aktualisht mjaft problematike në vend dhe e vetmja rrugë mbetet mbrojtja nga infektimi, ndërsa janë shtuar edhe rastet e moshave të reja.