Skip to content
24 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Personazh

FOTO/ Shkodra ka nxjerr nga gjiri i saj edhe “Princin e Botës” dhe është vetëm 9 vjeç…

ShkodraWeb 4 years ago

Fëmija është i vetmi që përjeton botën në mënyrë të vërtetë, shijon gjithçka që bën, pa menduar se çfarë është suksesi, çfarë është ambicia, por thjesht shijon ëndrrat dhe pasionet që ndjek. E kur bëhesh Princ i Botës në një moshë 9-vjeçare, gjëja më e këndshme që mund të dëgjosh e të ndjesh është lumturia që ndjen fëmija dhe jo rëndësia e çmimit që ke marë. Këtë e vërteton më së miri Henri Shaqiri, Princi shkodran i Botës, i cili thotë se të gjithë fëmijët janë të bukur. Ai nuk i sheh konkurset e bukurisë ku ka qenë pjesëmarrës dhe fitues si një konkurim ku duhet të fitojë patjetër, por kënaqësi dhe argëtim, ashtu si çdo fëmijë i moshës së tij.

Sot Henri është 11 vjeç. Që nga 2016, kur mori çmimin Princi i Botës (Prince of the World) ka qenë pjesëmarës në një sërë aktivitetesh të tjera, ku ka marrë çmime. Kur e takuam Henrin, fytyra e qeshur dhe mirësjellja e tij, na treguan se është një djalë jo i rregullave strikte, por çapkën për moshën, mjaft mirë në shkollë, mjaft i aftë në modeling, dhe një shok i mirë për bashkëmoshatarët e tij.

Fëmijëria është dhe periudha ku ëndrrat e pasionet marrin formë, dhe Henri e ka nisur herët modelingun me shtysën e tezes, por me pasionin e brumosur brenda tij. Por megjithatë ëndrra e tij është që në të ardhmen, kur të jetë i rritur, të bëhet një aktor i famshëm. Ama nga pasioni i tij, modelingu, nuk do të heqë dorë.

Lexoni intervistën ku Princi i Botës na ka folur për veten:

Henri përshëndetje! Si po shkon me shkollën?

Përshëndetje , unë jam Henri Shaqiri dhe jam 11 vjeç , me shkollën shkoj shumë mirë. Jam nxënës i shkollës “Neki Lezha ABC” në Shkodër dhe me mësime jam shumë mirë.

Vetëm 9 vjeç dhe more çmimin si fëmija më i bukur në botë. Na trego pak për këtë eksperiencë? Si ndihesh?

Fillimet e mia i kam patur këtu në Shkodër ku për herë të parë kam marë pjesë tek “Mister Vogëlushi”,nxitje për të filluar këtë rruge ka qenë tezja ime Entela. Pastaj kam marrë pjesë në një eveniment në Kosovë tek Princi dhe Princesha e Kosovës dhe Shqipërisë . Pas kësaj kam shkuar në Bullgari tek Prince & Princess of the World 2016 ku dhe atje kam fituar çmimin e parë … Në Kosovë u bë përsëri një eveniment për modeling , pastaj në Turqi isha pjesëmarrës në një eveniment “Model of the World 2016”. Që në fund të vitit 2016 jam pjesë e agjencisë MO Fashion ku janë bërë shumë evenimente të bukura dhe jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj agjencie. Në dhjetor të 2018 u zhvillua në Ukrainë Joung Miss & Mister Universe dhe këtu sigurisht isha fitues i çmimit të parë si në të gjithë të tjerat.

Mendon se do e vazhdosh këtë rrugë? Apo do e kesh thjesht hobi? Çfarë ke qejf të bëhesh kur të rritesh?

Kam shumë ëndrra për të ardhmen. Dua të jem një aktor i suksesshëm , kjo është ëndërra ime më e madhe . Sigurisht që mendoj ta vazhdoj për sa kohë të jem i vogël i shoqëruar në çdo vend nga mami im Teuta që nuk me lë në asnjë moment vetëm, në çdo eveniment kam qenë i shoqëruar nga ajo.

Duke qenë se tashmë ke më shumë eksperiencë përsa i përket modelingut, në moshën tënde cili është përkufizimi për të bukurën?

Nuk mund të kem një përkufizim , pasi siç thote mami im të gjithë fëmijët janë të bukur, duhet thjesht të kesh pasion dhe vullnet për diçka dhe çdo gjë realizohet. Prej tre vitesh unë jam “Princi i Botës” , modeli i vogël i botës dhe Mister Univers ku jam shumë krenar për çmimet e mia.

Tani prej tre vitesh Henrin e njohim të gjithë si Prince of the World, si i ke marrëdhëniet me shokët e dhe shoqet? Si të thërrasin?

Marrëdhëniet e mia me shokët dhe shoqet i kam shumë të mira i dua dhe më duan shumë, nuk më thërrasin me ndonjë emër të veçantë sepse unë për ata dhe për të gjithë jam Henri, shoku i tyre.

Si arrin ta menaxhosh kohën mes modelingut, shkollës, lojërave me shokët?

Ja dal me të gjitha edhe me shkollën edhe me modelingun edhe sigurisht kohën për të luajtur me shokët e mi.

Aktiviteti i radhës ku do e shohim Henrin?

Aktiviteti i radhës do të jetë këtë të dielë në një eveniment i organizuar nga MO Fashion Agency dhe që quhet “MO Fashion Week “. Së shpejti edhe në evenimente botërore përsëri pasi nuk mendoj të heq dorë nga kjo rrugë. Falenderoj prindërit e mi që i kam krah në çdo rrugë timen dhe nuk më lënë asnjëherë vetëm …

 

Continue Reading

LAJM PARA: PERSONAZH/ Jetim, luleshitës për të mbajtur frymën gjallë…ky është Dulja “i rrezkshëm” që u arrestua pas protestës…
LAJM PAS: PROFIL/ La SHBA-në për të nisur gazetarinë sportive në Shqipëri, rrëfen “50 hijet” e saj shkodrania simpatike…

TË FUNDIT

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • Kryesore

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin

2 hours ago
FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • Aktualitet

FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…

4 hours ago
NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • Kryesore

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…

6 hours ago

TË FUNDIT

  • Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • NGA FARUK KALLESHI – Shkodranët të votojnë me 14 maj Benet Becin për ti dhënë fund tranzicionit në Shkodër…
  • VIDEO – Ish- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Bardh Spahia…

TË FUNDIT

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Aktualitet

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh

2 hours ago
Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • Kryesore

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin

2 hours ago
FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • Aktualitet

FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…

4 hours ago
NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • Kryesore

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…

6 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.